MENU
klinika

Integrimi dhe ekonomia

Bërns: Maqedonia e Veriut është në rrugë pozitive

02.01.2020 - 12:04

Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Bërns, në fjalimin e saj të parë të vitit të ri thekson se vendi vitin e kaluar e ka përfunduar i gatshëm për ta realizuar aspiratën shumëvjeçare për t’u bërë anëtare e NATO-s, se po thellohen marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa mundësitë për integrim rajonal janë të ndritshme.

Po përforcohet thotë, ekonomia e vendit, i cili, gjithashtu, vazhdon ta tregojë gatishmërinë e tij për hapjen e negociatave aderuese të cilat janë me rëndësi kyçe.

Por megjithatë, potencon Bërns, mbesin edhe shumë punë dhe shumë sfida, por konsideron se vendi është në rrugë pozitive që premton.

“Vendi juaj e përfundoi vitin duke u ulur në tryezë me NATO aleatët e saj të ardhshëm në Londër, i gatshëm që në fillim të vitit 2020 përfundimisht ta realizojë aspiratën shumëvjeçare që t’i bashkëngjitet Aleancës”, thotë ambasadorja në videon me fjalimin e vitit të ri të publikuar në Tuiter të Ambasadës amerikanë në Shkup.

Ajo thotë se viteve të fundit vërehet thellim i marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, duke e përmendur mbajtjen e stërvitjes ushtarake “Goditje vendimtare” dhe vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo, i cili, siç thotë ka pasur mundësi të shfaqë mbështetje për vendin.

“Shqyrtoni mundësi të reja me fqinjët tuaj. Ekonomia përforcohet dhe rritet dhe pikëpamjet për integrim të ardhshëm rajonal janë të ndritshme. Maqedonia e Veriut vazhdon ta tregojë gatishmërinë e saj për hapjen e negociatave aderuese me BE-në duke implementuar reforma të cilat janë me rëndësi kyçe që t’i mundësojnë vendit prosperitet dhe progres”, thotë Bërns.

Ambasadorja konsideron se pozicioni i vendit si lider rajonal në renditje vjetore të Bankës Botërore për mundësitë për biznesbërje i inkurajon investuesit e huaj.

Bërns përfundon me mesazh se mbeten edhe shumë sfida dhe punë, por konsideron se vendi është në rrugë pozitive që premton.