MENU
klinika

Punëtori bie aksidentalisht

Bie nga lartësia në godinën e shkollës, humb jetën 57 vjeçari në Tiranë

29.01.2020 - 13:59

Një 57-vjeçari me iniciale E.L. i cili punonte tek godina e një shkolle ka rënë nga lartësia e për pasojë ka humbur jetën.

“Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.