MENU
klinika

"Mundësi për të qënë më mirë"

Boeing/ Viti 2019 ishte më i keqi

20.01.2020 - 07:00

I goditur fort nga mos-lejim fluturimi i avionit të tij 737 MAX, Boeing konfirmoi se viti i kaluar ka qënë më i keqi për porosi dhe shpërndarje në më tepër se një dekadë.

Kompania e aero-hapsirës prodhoi vetëm 380 aeroplanë në vitin 2019, krahasuar me 806 vitin e mëparshëm. Me kompanitë ajërore në rradhë për të anuluar kërkesat për blerje të avionëve të rinj, porositë totale neto të Boeing u kthyen në vlera negative, duke arritur -87.

Shefi i ri ekzekutiv i Boeing, David Calhoun, i cili e filloi punën e tij këtë javë, ka premtuar se do t’i kthejë gjërat për së mbari, duke siguruar stafin se ai sheh “mundësi për të qënë më mirë. Shumë më mirë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teatri Eksperimental ''Kujtim Spahivogli''

”Boeing-Boeing” rivjen në këtë janar