MENU
klinika

NBA

Boston “leksion” Lakers, Bucks nuk falin

21.01.2020 - 11:02

Los Angeles Lakers rikthehet menjëherë te humbja pas vetëm 1 fitoreje. Boston triumfoi në shtëpi 139-107 ndaj kaliforianëve, një nga ndeshjet më të dobëta të Lakers këtë sezon edhe pse luajtën të gjithë titullarët.

Për Boston u dalluan Tatum me 27 pikë, si dhe Brown e Walker me nga 20 pikë secili. Ishte humbja e 9-të në sezonin e rregullt për Lakers, por kjo nuk e ka lëvizur nga pozitat e kryesuesve në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra më e mirë deri tani në NBA është Milwaukee Bucks në Konferencën e Lindjes, me vetëm 6 humbje. Bucks fituan 111-98 ndaj Chicago, me të zakonshmin Gianis Antetokounmpo, që realizoi një “triple double”, 28 pikë, 14 rebound e 10 asist.

Fiton edhe Utah Jazz, forca e dytë në Perëndim, që mundi 118-88 Indiana, ku spikati Mitchell me 25 pikë. Ndërsa kampionët e Toronto mundën 122-117 Atlanta, me Powell që rezultoi më i miri në parket me 27 pikë.

Humbet ndeshjen e katërt radhazi Houston, që u mund 112-107 nga Oklahoma. Edhe pse Houston u shkëput deri në 17 pikë, me Westbrook që realizoi një triple double me 32 pikë, 11 rebound e 12 asist e Harden 29 pikë, kjo nuk mjaftoi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN