Le ta pranojmë që kryefjala e mediave ditët e fundit ka qenë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.
Ata u panë shumë të afërt në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “SAG Awards” dhe foto e tyre bënë xhiron e rrjetit.
Përpos takimit të tyre, në prapaskenë u pa mënyrës sesi Brad e ndiqte Jennifer-in teksa fliste pas marrjes së çmimit në event dhe të gjithë shpresuam për një rikthim.
Megjithatë dyshja nuk ka bërë ende asnjë reagim.
E vetmja që ka reaguar pas lajmeve është Angelina Jolie.
Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se aktorja nuk do t’ja dijë për lajmet dhe nuk shqetësohet aspak.
“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do lejojë që Jennifer ta marrë Brad-in”, tregon burimi.
Kujtojmë se Brad ka pak kohë që i ka dhënë fund martesës së gjatë me Angelina Jolie dhe jeta e tij private është në qendër të mediave.