MENU
klinika

Ja çfarë do të ndryshojë

Britania largohet sot nga BE!

31.01.2020 - 16:28

Pas tre vitesh e gjysmë, tre kryeministrash dhe votimesh të pafundme në Parlament që nga referendumi i Brexit në 2016, Britania më në fund bëhet vendi i parë që do të largohet nga Bashkimi Evropian në 11:01 p.m. GMT të Premten.

Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në periudhën e tranzicionit që u ra dakord midis qeverisë britanike dhe BE. Dhe kushtet e asaj marrëveshje do të thotë që për 11 muajt e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar mbetet një vend anëtar i BE-së, me gjithë emrin.

Çfarë ndryshon sonte?

Mbretëria e Bashkuar do të largohet zyrtarisht nga BE. Kryeministri Boris Johnson do t’i drejtohet kombit në atë që pritet të jetë një mesazh optimist.

Votuesit që kanë votuar dikur për të mbetur në BE, do të organizojnë protesta në të gjithë Britaninë.

Flamuri i Unionit do të hiqet nga të gjitha institucionet e BE-së dhe politikanët e vjetër të BE-së me siguri do të bëjnë deklarata duke shprehur se kjo është një ditë e trishtuar për Evropën dhe se ata duan të mbeten miq me Evropën.

Çfarë ndryshon në të vërtetë sonte?

Në teori, shumë; në praktikë, shumë pak. Mbretëria e Bashkuar mund të largohet nga BE, por nga 11:01 p.m., do të vazhdojë t’i bindet të gjitha ligjeve të BE-së dhe gjykatave evropiane. Në muajt e ardhshëm, ajo do të vazhdojë të paguajë buxhetin e BE-së dhe të përputhet me çdo ndryshim në ligjin e BE-së. Kjo do të thotë se të vetmet gjëra që do të ndryshojnë janë kryesisht simbolike.

Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfaqësohet në institucionet e BE dhe nuk do të marrë më pjesë në asnjë takim të liderëve të BE-së.

Çfarë nuk ndryshon?

Bizneset do të operojnë normalisht, do të thotë që klinentët nuk preken. Njerëzit që udhëtojnë në Evropë nuk do të preken gjatë periudhës së tranzicionit, dhe qytetarët e BE-së do të jenë akoma në gjendje të lëvizin lirshëm rreth bllokut.

Çfarë vjen më pas?

Fundi i fazës së parë shënon fillimin e fazës së dytë. Dhe nëse tre vjet e gjysmë e kaluar kanë qenë të tmerrshëm, faza e dytë do të jetë shumë më tepër një makth sesa faza e parë.

Periudha e tranzicionit të Brexit do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti. Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar duhet të negociojë lidhur me marrëdhëniet e saj të ardhshme me Evropën në vetëm 11 muaj. Mosarritja e një marrëveshjeje do ta bënte Brexitin më të vështirë për tu përfunduar, duke shkaktuar dëme ekonomike për të dy palët dhe ndoshta edhe për botën.

Ky është një skenar që të dyja palët dëshirojnë ta shmangin.

Bisedimet zyrtare do të fillojnë më 3 mars.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të përmirësohen marrëdhëniet me BE-në?

Brexit në vitin 2020: Shumë pyetje dhe asnjë përgjigje