MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Bylis, me një këmbë në çerekfinale

30.01.2020 - 15:56

Bylis ka lënë pas dy rezultatet negative në kampionat, duke u rikthyer te fitorja në Kupën e Shqipërisë. Ballshiotët fituan 2-0 ndaj Laçit në “Adush Muça”. Një rezultat që jep shumë shpresë për ekipin mallakastriot në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinale.

Ndeshja ishte e luftuar, madje ka patur edhe momente tensioni mes futbollistëve. Vendasit kanë luajtur më mirë dhe kanë dominuar, ndërsa kundërsulmi i miqve nuk ka funksionuar siç duhet.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Kurbinasit për pak sa shënojnë në mesin e pjesës së dytë me Grecën dhe Nuabuezen, por pak minuta më pas vjen goli i Bylis.

Goli i Shkallës on Vidnews.

Pas një krosimi nga një goditje dënimi afër këndores, Shkalla me kokë shkëputet bukur, topi pasi devijohet nga një mbrojtës mik, përfundon në rrjetë. Minuta 68’ dhe 1-0.

Në fund, pikërisht në minutën e 87-të, vjen edhe goli i dytë për vendasit. Ndreca, që ishte lojtar i Laçit, ka ndëshkuar miqtë pas një gjuajtje me të majtën. 2-0 dhe Bylis do të udhëtojë më i qetë më 12 shkurt në Laç për të marrë kualifikimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN