MENU
klinika

"Kosova i përmbushi detyrimet"

Cakaj takon homologun ausriak

10.01.2020 - 13:50

Gjatë qëndrimit në Vjenë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në takim u diskutua për prioritetet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Por ata gjatë takimit diskutuan edhe për negociatat e Shqipërisë me BE si dhe liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE”- shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Si Cakaj ashtu dhe ministri austriak Schallenberg, nënvizuan edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave.