MENU
klinika

Legjenda në një post drejtues

Casillas tundon, e duan president të federatës

16.01.2020 - 21:59

Kështu e mendojnë në Spanjë, ku është hedhur hipoteza e bujshme që Iker Casillas të kandidojë për të fituar zgjedhjet për president të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Plani është ideuar nga Havier Tebas, presidenti i Ligës, i cili po kërkon një kandidat shumë të fortë për ta vendosur përballë Luis Rubiales, me të cilin ka pasur përplasje së fundmi.

Me karrierën sportive të Casillas në limit, pas problemeve me zemrën, ish-portieri pritet të vazhdojë në këtë sport në një rol të ri dhe Tebas mendon se roli i presidentit do të ishte i duhuri për të.

Kjo pasi Casillas do të kishte mbështetjen e të gjithë komunitetit të futbollit, por sidomos të tifozëve të cilët e adhurojnë si figurë.

Në një sondazh të organizuar nga e përditshmja “Marca”, të pyetur nëse do të zgjidhnin Casillas apo Rubiales si president të Federatës Spanjolle, tifozët janë përgjigjur 94% në favor të ish-portierit, duke treguar se janë mërzitur me burokratët e zakonshëm që vendosin veton mbi sportin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN