MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Çdo mëngjes kam gjakderdhje nga hundët. Si ta ndaloj?

21.01.2020 - 11:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: I dashur mjek, pas një ftohjeje, për rreth 10 ditë vazhdoj të kem gjak nga hundët  çdo ditë në mëngjes. A ka ndonjë gjë që mund të bëj për të forcuar kapilarët?

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Gjatë një episodi inflamator të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ose pas tij, episodet e gjakderdhjes nga hunda (epistaksi) mund të ndodhin për shkak të acarimit të mukozës dhe ‘pasivitetit’ të enëve të gjakut submukozale. Gjëja më e mirë në rastet me evolucion të zgjatur, sidoqoftë është ajo e kontaktit me një specialist otorinolaringolog. Ai do të inspektojë zonat në rrezik më të madh të zgavrave të hundës, veçanërisht zonën e të ashtuquajturit ‘Locus Valsalvae.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN