MENU
klinika

Ish-piloti i Formula 1, protagonist në Rally Dakar

Çfarë fati! Makina bën saltro, Alonso vijon garën

15.01.2020 - 18:34

Duket se ambientimi me makinat Rally nuk ka qenë edhe aq i mirë për Fernando Alonson. Ish piloti i Formula 1 është bërë protagonist i një aksidenti spektakolar në kilometrin e parë të fazës së 10-të.

Spanjolli humbi kontrollin e makinës së tij, Toyota Hilux, duke u përplasur me një dunë. Makina pësoi dëme të konsiderueshme por, për fat të mirë, as Alonso dhe as Marc Coma, bashkëpiloti i tij, nuk pësuar lëndime.

Pamjet tremben tifozët dhe organizatorët, që vrapuan drejt mjetit të Alonsos për të parë se çfarë ndodh me pilotët. Por, 38-vjeçari nuk u ndal duke u nisur sërish, për të mbërritur në vijën e finishit me 1 orë e 17 minuta vonesë nga ish kolegu i tij te Formula 1, Carlos Sainz.

Kur kanë mbetur edhe dy faza nga fundi, Alonso pozicionohet në vendin e 52, por me makinën e tij gjysmë të copëtuar rrëzikon ta mbyllë garën para përfundimit.

Synimi i Alonso në fillimin e garës së Dakarit ishte të përfundonte në dhjetëshen e parë, diçka që e kishte arritur para aksidentit, por gabimi i fundit bëri që ai të humbasë shumë kohë. Tani, ish piloti i Ferrarit gjendet 1 orë e 4 minuta larg nga Pierre Lachaume, piloti që aktualisht zë vendin e dhjetë të klasifikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Siguron titullin e 3-të në karrierë!

Fernando Alonso triumfon sërisht në ‘Le Mans’