MENU
klinika

Përgjigjet gastroenterologu

Çfarë mund të bëj kundër urthit në stomak?

30.01.2020 - 11:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje. Çfarë mund të bëj kundër urthit në stomak?

Përgjigjet gastroenterologu: Në shumicën e rasteve urthi është i lidhur me prodhimin e tepërt të acidit të stomakut dhe/ose me çrregullimin e zbrazjes së stomakut. Kjo bën që aciditeti të kthehet, dhe të refluktohet në ezofag. Shkaktarë të mundshëm mund të jenë edhe disa produkte të caktuara ushqimore. Në rast se urthi ju bezdis natën, duhet të ngrini kokën e krevatit në mënyrë që shpatullat të mos jenë në të njëjtin nivel me barkun. Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të bini nga pesha. Për këtë arsye, Gastroskopia është tepër e nevojshme dhe i vetmi ekzaminim që hedh dritë mbi këtë problem.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.