MENU
klinika

15 fakte interesante

Çfarë nuk dimë për 11 shtatorin e 2001?

21.01.2020 - 18:25

Në sulmin barbar kundra Kullave Binjake dhe Pentagon-it, humbën jetën rreth 3000 persona. 11 shtatori është një ditë që jo vetëm do të mbetet përgjithmonë në historinë e SHBA dhe të botës, por është ndërkohë një moment që do të ndryshonte gjithë historinë.

Për këtë dite dhe për pasojat e saj ka histori te shumta, një pjese edhe konspirative me përfundime te çuditshme por te pa provuara, ndërsa ne më poshtë do tu tregojmë për 15 fakte, një pjese te panjohura me pare ne lidhje me këtë date.

kolana e librave

1. Në Universitetin e Princetone, një nga më të famshmit në SHBA, në kuadrin e një projekti që quhej Global Consciousness Project, u parashikua vetëm tre ore përpara se të ndodhte sulmi, për një ngjarje thuajse apokaliptike që do të ndodhte pikërisht atë ditë.

2. Rrëmbyesit e tre avionëve që sulmuan një natë më parë kishin fjetur në një hotel që ndodhej pranë NSA-se, (National Security Agency), misioni i së cilës ishte pikërisht ruajtja e sigurisë së vendit.
3. Sulmi i 11 shtatorit mbi kullat binjake nuk ishte i pari. Ne 26 shkurt te 1993, një tjetër shpërthim ne njërin prej garazheve te tij kishte synuar te rrezonte ato, por pa ja arritur qëllimit.
4. Videoja e sulmit mbi Pentagon u mbajt sekret dhe i tille është edhe sot e kësaj dite.
5. Aktori i njohur Steve Buscemi ka marre pjese ne ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve.
6.Bashke me kullat u shkatërruan edhe shume veprat te tjera arti me një vlere prej 100 milion dollarësh.
7. Atë dite, 255 fluturime u devijuan për ne Kanada.
8. 11 shtatori do te kujtohet si dita e shfarosjes masive ne histori.
9. Atë dite ne SHBA pati një rritje te konsumit te alkoolit ne masën 25%.
10. Zjarret ne vendin ku me pare ngriheshin kullat binjake kane vazhduar edhe për 100 dite te tjera pas 11 shtatorit.
11. Te dhënat me pas kane treguar se Al Qaida fillimisht kishte përcaktuar si objektive stacionet bërthamore ne SHBA.
12. Ne rrënojat e Kullave binjake, forcat e shpëtimit arritën te nxirrnin te gjalle vetëm 16 persona.
13. Emrat ne memorialin ne kujtim te viktimave janë vendosur mbi bazën e afërsisë gjinore.
14. Qe nga ajo dite, gazeta New York Times i ka kushtuar për çdo dite një artikull për çdo viktime.
15. Pas asaj dite, frekuentimi i kishave u rrit me 20%.