MENU
klinika

Zbukurojnë plot 350 pemë të Krishtlindjes

Çifti kthen shtëpinë në parajsë festash

01.01.2020 - 15:19

Nëse akoma nuk jeni çuditur, duhet të njihni çiftin që ka plot 350 pemë të Krishtlindjes.

Të gjitha të zbukuruara dhe të ndriçuara dhe asnjëra e njëjtë me tjetrën, çifti nga Gjermania ka vendosur të festojë si asnjëherë më parë.

Për dekorimin e pemëve janë përdorur 50 mijë e 200 topa zbukuruese dhe rreth 18 mijë drita.

Thomas Jeromin tregon se ky projekt nisi 10 vite më parë si një pasion por nuk do t’ja merrte mendja kurrë se ai do të thyente rekordin botëror.

Tashmë Thomas i ka vendosur qëllim vetes që deri në fund të vitit 2020 ai të vendosë plot 500 pemë.

Bashkëshortja e tij Susanne nuk ka qenë gjithmonë dakort me vendimin e të shoqit, madje ajo pranon se shpeshherë ka menduar largimin nga shtëpia.

Por së fundmi ajo ka pranuar të jetojë me pasionin e tij.

Shtëpia e tyre tashmë është kthyer në një ekspozitë dritash teksa, ku shumë njerëz vijnë për vizitë për ta vizituar.

E gjithë kjo mrekulli ka kapur një vlerë rreth 30 mijë eurosh.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!