MENU
klinika

Premier League, java 21

City, “kockë e fortë” për Evertonin e Ancelottit

01.01.2020 - 20:32

Carlo Ancelotti mposhtet për herë të parë që kur mori drejtimin e Evertonit. Natyrisht përballë City-t në transfertë e pati të vështirë, teksa të besuarit e Pep Guardiola-s fituan 2-1.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Gabriel Jesus, i cili ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 51-të dhe ka dyshuar për vendasit në të 58-ën. Goli i miqve është realizuar në të 71-n nga Richarlison.

Ka nisur në mënyrën e duhur viti i ri edhe për West Ham-in që është kthyer te fitorja në Premier League pas shkarkimit të trajnerit Pellegrinit.

Vendin e tij e ka marrë ish-trajneri i Manchester United, David Moyes, i cili ka udhëhequr skuadrën e tij të re drejt një fitoreje bindëse 4-0 në shtëpi kundër Bournemouth-it. Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e luajtur mes Norwich dhe Crystal Palace.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN