MENU
klinika

Do përdoret më 30 maj në Stamboll

Dalin fotot e topit të finales së Champions 2020

14.01.2020 - 12:20

Na ndajnë pak më shumë se një muaj nga raundi i 1/16 të ndeshjeve në Champions League, por disa detaje të finales së Stambollit, e planifikuar për 30 maj, tashmë kanë filluar të rrjedhin.

Uebfaqja e specializuar “Footy Headlines” ka publikuar pamjet e para se cili do të jetë topi zyrtar që UEFA do të vërë në dispozicion për aktin e fundit të kompeticionit.

Bazuar në të njëjtin model si topi i përdorur tashmë në Champions League, topi i finales së Stambollit përmban një grafikë rozë dhe blu, e cila tregon një pamje ajrore të qytetit turk dhe ngushticës së Bosforit.

Yjet janë të bardha dhe shfaqin logon e famshme të topit në këtë garë. Nuk mungon grafika zyrtare për finalen e vitit 2020.

Nga pikëpamja teknike, ky top është e ngjashëm me atë të përdorur gjatë fazës së grupve, por jo identik me atë të përdorur në sezonin e kaluar, pasi forma e paneleve të përdorura është pak më ndryshe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Sot nis faza e grupeve

Champions, sa shumë pretendentë këtë sezon!