MENU
klinika

NBA

Davis fantastik për Lakers, Harden për Rockets

04.01.2020 - 13:17

Los Angeles Lakers ka nisur serinë tjetër të fitoreve radhazi, duke e cuar tashmë në 6 pas humbjes në derbi. Lakers fitoi 123-113 ndaj New Orleans, takim i dominuar nga kalifornianët.

Ndeshje magjike e Anthony Davis, që realizoi 46 pikë e 13 rebound, mbështetur nga Green me 25 pikë dhe James me 17 pikë e 15 asist.

Fiton edhe Houston Rockets, që mundi 118-108 Philadelphia, sfidë ku miqtë e nisën mirë ndeshjen (Simmons me 29 pikë, 13 rebound e 11 asist).

Në pjesën e dytë vjen përmbysja e Houston, ku u dalluan Harden me 44 pikë, 11 rebound e 11 asist, mbështetur edhe nga Capela me 30 pikë e 14 rebound.

Skuadra e Boston triumfoi në sekondat e fundit 109-106 ndaj Atlantas, takim ku skuadra e Celtics rrezikoi shumë në fund. Të pestë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë (Brown 24 pikë e 10 rebound), duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Young.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN