MENU
klinika

Makinat bllokohen mbi 1 orë

Dëbora zbardh Dibrën, në disa akse probleme në qarkullim

12.01.2020 - 16:14

Dëbora ka zbardhur Peshkopinë dhe qarkun e Dibrës. Si pasojë e reshjeve të dëborës, ka pasur vështirësi në qarkullim.

Dëbora në disa njësi administrative ka arritur deri 15 centimentra. Reshje të shumta bore kanë rënë në Lurë, Kala të Dodës, Reç dhe Arras.

Po ashtu, reshje të shumta kanë rënë edhe në fshatra të Zerqanit. Rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi ka probleme me qarkullimin. Automjetet kanë mbetur të bllokuar për mbi 1 orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN