MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Dermaku i bindur: Dua të qëndroj te Parma

17.01.2020 - 11:47

Më në fund, Kastriot Dermaku është rikthyer titullar në fushë për Parmën, pavarësisht se bëhej fjalë për Kupën e Italisë, ku emilianët sfiduan Romën.

Parma u mposht me rezultatin 0-2 nga kryeqytetasit. Pas ndeshjes, Dermaku u shpreh se tashmë përqrndrimi duhet të kaloj në kampionat ndërsa thekson se, pavarësisht lakimit të emrit në merkato, ai kërkon të qëndrojë te Parma.

“Luajtëm kundër një skuadre të madhe, e cila e tregoi veten në pjesën e dytë. Tani vëmendja duhet të kaloj te kampionati. Nuk është e lehtë kur ndryshojnë shumë lojtarë, por i ka bërë mirë atyre që kanë pasur më pak minuta në këmbë.

Sfida kundër Juventus? Do jetë një ndeshje e vështirë, ata janë kampionët e Italisë. Do të zbresim në fushë për të bërë rezultat.

Kam luajtur dhjetë ndeshje mes Kupës dhe kampionatit dhe nuk e kisha menduar se do kisha kaq shumë hapësirë. Kështu që jam i lumtur. Merkato? Nuk kam folur me asnjë skuadër, sepse këtu ndihem mirë. Qëllimi im është të mos largohem nga Parma”, – u shpreh Dermaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit shqiptar

Shqipëri-Kosovë-Shqipëri, Dermaku kuqezi