MENU
klinika

Ja çfarë deklaroi avokati i 41-vjeçares

Dhunonte vajzën 13 vjeçe, burg nënës nga Saranda

24.01.2020 - 17:06

Gjykata e Sarandës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, historia e të cilës u bë publike në një emision investigativ, ku shihej se ajo dhunonte vajzën e saj 13-vjeçare.

Ka qenë ish-bashkëjetuesi i saj Arjan Mekollari ai që ka denoncuar në emisionin ‘Fiks Fare’. Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.

Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që në mjediset e gjykatës nuk ka pasur asnjë të afërm të të pandehurës. Ndërkohë, avokati i 41-vjeçares ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëjetuesit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit ka manipuluar situatën duke pretenduar se e pandehura dhunonte fëmijën e saj.

 

 

“Sapo ka mbaruar seanca dhe u vendos ndalimi i klientes time. Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj.”, tha avokati, ndërsa shtoi se klientja e tij ka pohuar se video ka qenë e montuar.

Në këto regjistrime, nëna dëgjohej teksa qëllonte, shante dhe ofendonte vajzën gjithë kohës, ndërsa kjo e fundit qante me ngashërim. “Do të ther moj bushtër”, ishte një prej frazave të rënda të lëshuara nga goja e nënës për vajzën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(Fotot e rënda) Kërcënim e fjalë të tmerrshe!

Nëna nga Saranda dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare

“Do të të ther moj bushtër, të plasi gjak nga goja…”!

Ndalohet nëna që dhunoi në mënyrë barbare vajzën e mitur në Sarandë