MENU
klinika

Parashikimi

Diell, por temperatura të ulëta në mëngjes, kthjellime pasdite

21.01.2020 - 09:20

Mbi vendin tonë sot do të mbizotërojë një mot me diell dhe i qëndrueshëm, teksa nuk parashikohen reshje shiu, por kthjellime pasdite.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 5 / 11 °C, në vendet e ulëta 2 / 12 °C dhe në vendet malore -3 / 3 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Moti i qëndrueshëm dhe pa reshje pritet që të vijojë edhe përgjatë ditëve në vijim.