MENU
klinika

Arsyet

Dikush ishte.., dikush mbeti.., dikush u bë… socialist

11.01.2020 - 17:11

Dikush ishte Socialist sepse lindi në Fier, Vlore, Tepelen ose Gjirokaster.
Dikush u bë Socialist sepse gjyshi i tij, xhaxhai, babai dhe nëna nuk ishin.
Dikush ngeli Socialist sepse pa Pandeli Majkon si një premtim, Edi Ramen si një pikturë, Partinë Socialiste si parajsën në tokë.
Dikush ishte Socialist sepse ndjehej i vetëm.
Dikush u bë Socialist sepse kishte qën i perndjekur politik.
Dikush ngeli Socialist sepse ashtu i kishin thënë.
Dikush u bë Socialist sepse nuk ja kishin thënë të gjitha.
Dikush ishte Socialist sepse më parë, më parë, më parë, ai kishte qën komunist.
Dikush u bë Socialist sepse e kuptoi që Fatos Nano po ecte ngadal por me hapa të sigurta.
Dikush ngeli Socialist sepse Deputeti i zonës ishte njeri i mirë.
Dikush u bë Socialist sepse Sali Berisha nuk ishte njeri i mirë.
Dikush ishte Socialist sepse donte të shtonte zerot në numrin e llogaris bankare.
Dikush u bë Socialist sepse ishte i pasur por ai e donte shumë klasen puntore.
Dikush ngeli Socialist sepse pinte alkol dhe i pëlqenin mbledhjet e shpeshta dhe me zhurm.
Dikush u bë Socialist sepse ishte aq ateist sa që i duhej një Zot tjetër.
Dikush ishte Socialist sepse ishte aq i magjepsur nga Ilir Meta, saqë donte të ndiqte gjurmet e tij.
Dikush ngeli Socialist sepse nuk mundi të merrej më Ilir Metën.
Dikush u bë Socialist sepse nëse Sot, Jo!
Nesër mbase, por të pasnesërmen me siguri do të vinte në pushtet.
Dikush ishte Socialist sepse shikonte vetëm filmat e realizmit socialit.
Dikush u bë Socialist për inat të vjerres.
Dikush ngeli socialist sepse donte të zotëronte gjithçka.
Dikush u bë Socialist për modë, dikush për parim, dikush për zhgënjim.
Dikush ishte Socialist sepse ai njihte Demokratët, Ballistët, madje dhe ata të L.S.I.
Dikush ngeli Socialist gabimisht.
Dikush u bë Socialist sepse Kryeministeri Rama i beri koment në Facebook.
Dikush ngeli Socialist pavarësisht së Kryeministrit Rama i bëri bllok në facebook.
Dikush ishte Socialist sepse ishte i bindur se e kishte kishte shumë njerëz pas vetes.
Dikush ngeli Socialist sepse nuk kishte asgjë më të mirë.
Dikush u bë Socialist sepse shkoi në protest kunder Ilir Metes.
Dikush ngeli Socialist nga frika se po të ndryshonte do të shkonte në ferr..
Dikush u bë Socialist sepse nuk mund ta pranonte dot qeverrin me Sali Berishen Kryeminister dhe Ilir Metën
Zv.Kryeminisër
Dikush ishte Socialist sepse nuk i pranonte zerat kundër brenda partisë.
Dikush ngeli Socialist sepse nuk mundi të braktiste partin në duar të asaj gjës e ndyrë që insistojmë ta quajmë Rilindje.
Dikush besonte se ishte Socialist dhe mbase diçka do të dilte në fund të ditës.
Dikush ishte Socialist sepse ëndërronte një Shqipëri tjetër, përveç ëndërrës Gjermane.
Dikush ngeli Socialist sepse ai besonte se mund të ishte gjallë dhe i lumtur vetëm nëse të tjerët do të ishin gjithashtu.
Dikush u bë Socialist sepse në atë moment të gjithë ishin Socialist.
Dikush u bë Socialist sepse i duhej një shtytje drejt diçka të re, sepse ai ndjeu nevojën për një moral tjetër, mbase ishte thjesht një forcë, një fluturim, një ëndër, ishte thjesht një moment, një dëshirë për të ndryshuar gjërat, për të ndryshuar politikën.

Nga njëra anë, mundimi i përditshëm personal, dhe nga ana tjetër ndjenja e përkatësisë në një ekip që dëshironte t’i ndryshonte faqen asaj copëze toke të cilën e quajmë mëmëdhe!

/Marrë nga Elton Lutaj