MENU
klinika

Ja cilat janë

Disa ushtrime që mund të forcojnë kujtesën tuaj

21.01.2020 - 13:23

Ju largoheni nga shtëpia, mbyllni derën dhe papritmas e kuptoni që keni harruar përsëri telefonin tuaj. Kjo është një ndjenjë kaq zhgënjyese! Simptomat e kujtesës së shkurtër dhe konfuzionit nuk janë pjesë normale e plakjes. Nëse keni vërejtur se po bëheni harrues, është koha të zgjoni trurin tuaj dhe të provoni disa ushtrime që mund të forcojnë kujtesën tuaj!

Ne  gjetëm disa mënyra të pazakonta dhe të thjeshta për ta bërë kujtesën tonë të funksionojë si ora!

 

  1. Përdorni duart një here njërën pastaj tjetrën gjatë aktiviteteve të përditshme

Normalisht vetëm një dorë është mbizotëruese dhe ne e përdorim atë shumicën e kohës. Por përpiquni ta ndërroni ndonjëherë! Përdorimi i dorës tuaj të kundërt do të forcojë lidhjet nervore në trurin tuaj.

Ju mund ta bëni atë ndërsa lani dhëmbët, lani enët, shkruani, pastroni ose derdhni pije. Herën e parë kur e bëni këtë, mund të jetë shumë e vështirë, por ngadalë do të mësoheni me të, dhe do t’i keni bërë trurit tuaj një stërvitje të mirë.

 

  1. Lexoni librat me zë të lartë

Leximi me zë të lartë mund të forcojë kujtesën tuaj! Të folurit  dhe të dëgjuarit  ndihmon trurin të ruajë informacionin.

Ju mund ta praktikoni këtë ushtrim me mikun ose fëmijën tuaj. Ky lloj leximi përfshin imagjinatën në një mënyrë tjetër dhe rajone të tjera të trurit fillojnë të funksionojnë.

 

  1. Hani me shkopinj

Angazhimi i qelizave nervore në majë të gishtave tuaj mund të stimulojë trurin. Aktiviteti i gishtit, si përdorimi i shkopinjve, ndihmon trurin tuaj duke rritur qarkullimin e gjakut.

 

  1. Zgjohuni dhe merrni erë vaniljen

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe pinë kafe të freskët. Thjesht mund të ndryshoni rutinën tuaj të zakonshme të mëngjesit dhe të zgjoheni në diçka ndryshe! Mund të jetë era e vaniljes ose trëndafilave. Mbani një ekstrakt të aromës tuaj të preferuar për një javë dhe hapeni atë kur zgjoheni në mëngjes.

Ky ushtrim është shumë i lehtë duke nuhatur një erë të re në mëngjes, mund të aktivizoni rrugë të reja nervore në tru.

 

  1. Vini kufje në vesh në mes të rutinës suaj të përditshme

 

Larry Katz dhe Manning Rubin, dy shkrimtarët e librit “Ushtrime për trurin” këshilluan të vini kufje në veshë. Për shembull, ju mund ta bëni atë kur bashkoheni me familjen për mëngjes. Përjetoni botën pa zë! Por mos harroni të paralajmëroni të dashurit tuaj që sot po provoni një teknikë të re.

 

  1. Shtrëngoni grushtin tuaj

Psikologët amerikanë thonë se shtrëngimi i dorës së djathtë për 90 sekonda ndihmon në formimin e kujtesës. E njëjta lëvizje në të majtë mund të përmirësojë kujtesën.

Ky përfundim u bë pas një eksperimenti me 50 të rritur që performuan më mirë në kujtimin e fjalëve nga një listë e gjatë, ndërsa shtrënguan grushtin e tyre.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla 'sekrete' nga estetistja e Meghan Markle

10 ushtrime kundër plakjes së fytyrës