MENU
klinika

Premier League, Java 23

Dita e barazimeve, ndalet City dhe Arsenal

18.01.2020 - 18:06

Pas Tottenham që u ndal në barazim pa gola, ishte radha e Manchester City-t dhe e Arsenal të ndaleshin, përkatësisht 2-2 ndaj Crystal Palace dhe 1-1 ndaj Sheffield United.

Sergio Aguero është bërë golashënuesi më i mirë i Manchester City-t me 251 gola në të gjithë kompeticionet, por dopieta e tij nuk i ka dhënë tri pikët ekipit të Pep Guardiola-s.

City e nisi vrullshëm ndeshjen, duke luajtur praktikisht në një portë, por Palace arrin të mbrohet mirë dhe me pak fat ruan rrjetën e paprekur dhe arrin të shënojë golin e avantazhit me blerjen e re Tosun.

City e rinis me të njëjtin vrull dhe pas shumë tentativash ka arritur të përmbysë gjithçka me Sergio Aguero-n. Megjithatë, Palace nuk humbi shpresat dhe pak më vonë ka gjetur golin e barazimit me autogolin e Fernandinho-s.

Arsenal nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Sheffield United në Emirates. Megjithëse Topçinjtë ishin gjatë thuajse gjithë ndeshjes në avantazh, miqtë kanë barazuar në fund, duke marrë një pikë të artë në luftën për mbijetesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN