MENU
klinika

Faktorët nxitës

Do rritet kërkesa për kredi gjatë 2020-ës?

21.01.2020 - 12:55

Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e fundit të vitit 2019 dhe ndikimin më të madh për këtë e dha lehtësimi i kredisë së dhënë për blerje banesash.

Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e kreditimit për 3-mujorin e katërt të vitit 2019, ku vëren se “bankat u shprehën se mbajtën thuajse të pandryshuara standardet e kreditimit në kreditë konsumatore”. Në tremujorin e parë të vitit 2020, bankat planifikojnë lehtësim të standardeve mbi kreditë akorduar individëve, në të dyja kategoritë (për blerje banesash dhe konsum).

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Sipas vrojtimit, faktorët me ndikim në kushtet e termat e kreditimit për individët u raportuan thuajse të njëjtë me një tremujor më parë, me përjashtim të konkurrencës në sistemin bankar, shtimi i së cilës vlerësohet të ketë vepruar në kahun lehtësues të kushteve e termave të përgjithshëm të kreditimit.

Banka e Shqipërisë vëren se kërkesa e individëve për kredi u perceptua në rritje në tremujorin e fundit të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, sipas gjykimit të bankave, kërkesa për kredi e individëve pritet të jetë edhe më e lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në ngërç kreditimi

Bie kredia për ekonominë, FMN zbulon shkaqet