MENU
klinika

Zbulojini

Do të blini një smartphone të ri? Këta ishin telefonat më të mirë të 2019-ës

01.01.2020 - 08:13

Nuk ka periudhë më të mirë dhe volitshme sesa fundi i vitit për të blerë një smartfon të ri me çmime të cilat janë më poshtë si asnjëherë më parë.

Po kërkoni të blini një smartfon të ri por nuk e dini se cila është zgjedhja më e mirë për ju? Në këtë guidë do të krahasojmë disa prej smartfonëve më të mirë që mund të blini nga Apple, Samsung, Huawei, OnePlus e shumë të tjerë në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur .

Nuk ka periudhë më të mirë dhe volitshme sesa fundi i vitit për të blerë një smartfon të ri me çmime të cilat janë më poshtë si asnjëherë më parë.

Në varësi të prioritetit tuaj e cila mund të jetë jetëgjatësia e baterisë, performanca fantastike e kamerës apo ekrani spektakolar, mëposhtë do të keni disa opsione për të zgjedhur.

Smartfoni më i mirë i vitit: OnePlus 7 Pro

Jo vetëm që ishte smartfoni më i mirë i gjysmës së parë të 2019-ës, por mbase më i miri për tërë vitin. OnePlus 7T Pro është një përditësim minimal për OnePlus 7 Pro dhe ruan çdo detaj që e bën këtë telefon të mrekullueshëm duke përmirësuar kamerën, performancën dhe skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Ekrani monstër prej 6.67-inç Quad HD+ AMOLED ka frekuencë 90Hz. Telefoni është i shpejtë falë procesorit Snapdragon 855+, 8GB RAM dhe 256GB memorie jo çfarëdo por UFS 3.0. Skaneri i shenjave të gishtërinjve është edhe më i mirë këtë vit. Sistemi operativ OxygenOS 10 është thuajse një Android i pastër. Sistemi i kamerave të pasme prej 48+16+8-megapiksel është i jashtëzakonshëm edhe pse jo më i mirë sesa i iPhone 11 Pro dhe Pixel 4XL në cilësi dhe detaj nuk i mungon gjë.

Smartfoni më i mirë iOS: iPhone 11 Pro

iPhone 11 Pro nuk është smartfoni më i madh që Apple shet e as më i shtrenjti por është shumë pranë OnePlus 7 Pro si smartfoni më i mirë i vitit. Kombinon një ekran 5.8-inç, me një trup luksoz, performancë të lartë dhe jetëgjatësi të konsiderueshme baterie.

Dizajni nuk ka ndryshuar që prej iPhone X. Procesori Apple A13 Bionic është më i fuqishmi që gjeni në një smartfon ndërsa iOS premton 5 vite përditësime të vazhdueshme. Këtë vit Apple hodhi energji të shumta në sistemin e kamerave dhe padyshim është smartfoni me kamerën e dytë më të mirë në botë. Por me opsione memorie prej 64GB apo mungesa e një porte USB-C i humbasin pikë telefonit përballë rivalëve.

Smartfoni kompakt Android më i mirë: Galaxy S10

Nëse kërkoni një të mesme, as telefon të vogël por as të madh, Galaxy S10 qëndron si një zgjedhje solide. Ekrani 6.1-inç AMOLED ka një vrimë “punch-hole” në cepin e djathtë lart ku fshihet kamera selfie. Ekrani nuk ka kornizë fare.

Samsung ka përmirësuar më tutje ndërfaqen Android të One UI me versionin 2.0 dhe vijuar aty ku e la vitin e kaluar. Me sistemin e trefishtë të kamerave mund të zmadhoni nga 0.5x deri në 10x. Performanca është e mirë por jetëgjatësia e baterisë jo aq shumë. Sensori ultrasonik (OnePlus 7 Pro ka sensor optik) ka provuar të jetë problematik jo vetëm me xhamat mbrojtës por edhe me sigurinë.

Smartfoni me kamerën më të mirë: Huawei P30 Pro

Huawei

Kamera më e mirë që ka një smartfon është padyshim ajo e Huawei P30 Pro. Edhe në fund të 2019-ës asnjë rival nuk ofron diçka më të mirë sesa kombinimi katërfishor i kamerave Leica të Huawei.

Së pari kamera me kënd super të gjerë 20-megapiksel nuk njeh rival ndërsa ajo 40-megapiksel kap detaje pafund dhe ajo periscop zmadhon në mënyrë optike deri në 5x. Ka një zmadhim hibrid ku kombinohen ai optik dhe dixhital me cilësi të lartë deri në 10X. Së fundi një sensor 3D ToF arrin të identifikojë thellësinë e imazhit. Duke lënë kamerën mënjëanë, ekrani ka madhësi prej 6.47-inç FHD+ OLED. Në brendësi telefoni fuqizohet nga procesori Kirin 980, 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Telefoni më i mirë buxhetor: OnePlus 7T

OnePlus 7T është smartfoni që ja vlen çdo qindarke të shpenzuar për të. Ekrani 6.55-inç OLED ka frekuencë rifreskimi prej 90Hz ashtu si vëllai madh OnePlus 7 Pro.

Telefonët OnePlus konsiderohen si mbretërit e performancës dhe me OnePlus 7T merrni një procesor flagship Snapdragon 855+, 8GB RAM dhe të paktën 128GB memorie UFS 3.0 duke e theksuar këtë të fundit. Sistemi i pastër OxygenOS bazuar në Android është i shpejtë dhe stabil.

OnePlus garanton dy vite përditësime softueri. Sistemi i kamerave të trefishtë është një hap i madh përpara krahasuar me OnePlus 7.

Vlen të përmenden: Samsung Galaxy Note 10, Google Pixel 4XL, iPhone 11

Galaxy Note 10 është ëndrra e super adhuruesit të telefonëve Samsung. Ka ekranin më të madh në një telefon Samsung prej 6.8-inç diagonalisht, memorien e re UFS 3.0, jetëgjatësi të arsyeshme baterie dhe shumë marifete të tjera. Lapsi stylus mund të përdoret si shkop magjik për gjeste të ndryshme. Në pjesën e pasme është sistemi i trefishtë i kamerave i Galaxy S10 e madje telefoni është i disponueshëm edhe në një variant 5G. Skaneri i shenjave të gishtërinjve paksa i ngadaltë dhe problematik me xhamat mbrojtës.

Google Pixel 4XL është një telefon që ka marrë kritika të përziera, ca të mira e ca të këqija. Nga njëra anë keni një ekran 6.3-inç Quad HD+ AMOLED me frekuencë 90Hz, kamër të shkëlqyer, sistem gjestesh me radar, inteligjencë artificiale e teknologjinë super të shpejtë të kyçjes përmes fytyrës Face Unlock 3D. Por nga ana tjetër i mungon skaneri i shenjave të gishtërinjve që do të thotë se derisa aplikacionet të përshtaten për teknologjinë e re duhet të vendosni kodin PIN ndërsa jetëgjatësia e baterisë është larg pritshmërive.

iPhone 11 ka çdo gjë që iPhone 11 Pro dhe Pro Max premtojnë me përjashtim të një kamere me kënd të gjerë dhe ekranit i cili nuk është OLED për LCD. Pikërisht për këto arsye telefoni është ndjeshëm më i lirë sesa dy të parët. Trupi përbëhet prej alumini dhe xhami ndryshe nga çeliku i përdorur tek dy iPhone e shtrenjtë duke ja humbur ndjesinë luksoze. Megjithatë nuk mund të konsiderohet i lirë sepse ka kompani të tjera flagshipët e të cilëve kushtojnë aq sa telefoni më i lirë i Apple. iPhone 11 ju kursen ca para, por nëse po kërkoni eksperiencën më të mirë të një iPhone, padyshim duhet të kërkoni një model Pro.