MENU
klinika

Kërcënimi i Thaçit

“Do të ndërmarrë veprime nëse nuk propozohet mandatari”

17.01.2020 - 12:37

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin, shkruajnë mediat kosovare.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”- shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


15 ditë kohë për qeverinë e re

Takime sekrete mes Kurtit dhe Mustafës?


Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!