MENU
klinika

Bundesliga, java 19

Dopietë e Haaland, Dortmund arrin Bayern

24.01.2020 - 22:25

Pas përmbysjes një javë më parë, Borussia Dortmund fiton në shtëpi ndeshjen e radhës 5-1, duke mposhtur Koln. Një rezultat që ngjit verdhezinjtë në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Bayern.

Vendasit e nisën ndeshjen me gol, pasi shënojnë në sekondën e 51-të me anë të Guerreiros. Reus dyfishin shifrat në 29’ dhe Dortmund mbyll fraksionin e parë në avantazhin e dy golave.

Dortmund e nis të dytën sërish në sulm dhe në 48’ vjen goli i tretë. Sancho thuajse mbyll ndeshjen me golin e tij. Megjithatë, Uth ngushton rezultatin në 3-1 në 64’, duke e intriguar disi sfidën.

Nuk mund të mungonte Haaland. Norvegjezi futet në lojë në 65’ dhe në 78’ realizon golin e katërt. Nuk ndalet këtu goleada, pasi Dortmund realizon të pestin në 88’. Sërish Haaland “firmos”. 5 gola në dy ndeshje për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN