MENU
klinika

Qëllim, shmangien e fluksit

Durrës/ Tragetet dyfishojnë numrin e lundrimeve

04.01.2020 - 12:24

Gjatë ditës së sotme por sipas parashikimeve edhe gjatë ditës së nesërme, tragetet do të dyfishojnë lundrimet e tyre me portet e Italisë, me qëllim shmangien e fluksit të lëvizjes së udhëtarëve, kryesisht në dalje.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 3 tragete kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, 2 prej të cilëve kanë rinisur lundrimin drejt Portit të Barit, pak para mesditës.

“Rigel II” dhe “AF Francesca” pritet të mbërrijnë në Durrës mbrëmjen e sotme, për të udhëtuar sërish rreth mesnatës drejt Portit të Barit. Në total ditën e sotme do të nisen drejt Italisë 5 tragete.

Sipas APD-së ditën e e djeshme u nisën me tragete 1909 udhëtarë, 430 autovetura dhe 7 autobusë.

Me qëllim përballimin me sukses të fluksit të hyrje dhe daljeve janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre.