MENU
klinika

“Po sorollatemi nga bashkia në bankë”

Durrsakët e dëmtuar nga tërmeti, ja çfarë i kërkojnë Ramës

20.01.2020 - 20:23

Më shumë se një muaj e gjysmë nga tërmeti, i cili shkatërroi Durrësin, qytetarët e dëmtuar nuk kanë marrë asnjë muaj bonus qeraje.

Banorët shkojnë në bashki, interesohen për bonusin e qerasë, dhe prej andej drejtohen në bankë, ku nuk marrin asgjë.

Një tjetër banor nga zona rurale e Durrësit thotë se ka ardhur disa herë në bashki për të aplikuar për të përfituar bonusin, por është sorollatur pa plotësuar dot asnjë dokument.

E ndërsa kanë dalë nga apartamentet e tyre të dëmtuar rëndë, ata shtrojnë një pyetje ndaj kryeministrit se kur shtëpitë e tyre do të fillojnë të rregullohen.

Nënkryetari i bashkisë, Florian Tahiri, tha se bonusi i qerasë është miratuar për 990 emrat e parë në listë, që në datë 31 dhjetor.

Bonusi i qerasë hidhet çdo muaj, dhe problem ka qenë se bankat kanë kthyer listat e dërguara nga bashkia, duke kërkuar që numri i llogarisë të jetë i njehësuar me personin përfitues të bonusit dhe ky numër llogarie të jetë marrë me vërtetim në bankë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dejtuesi fuqiplotë i operacioneve pas tërmetit"

Bledi Çuçi: Puna ka nisur, ja faza e re pas kërkim-shpëtimit

Dokumentet dhe procedurat e nevojshme

4 hapat për të përfituar strehimin në hotel


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin