MENU
klinika

"Grammy"

Dy shqiptarët rrëmbejnë trofeun!

27.01.2020 - 12:58

      Samir Luma dhe Fejmi Dauti, dy kameramanët e filmit dokumentar “Toka e mjaltit” janë shpallur fitues të çmimit për realizimin më të mirë, që mbrëmjen e djeshme, për herë të parë, u akordua nga shoqata amerikane e Kinematografisë (ASC), në Los Angeles, sipas Anadolu Agency (AA).

Nga ASC, çmimet për arritje të jashtëzakonshme në kinematografi u ndanë për të 34-in vit dhe cilësohen si çmimet më të rëndësishme të kamerës filmike.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma është shprehur, se ka marrë çmimin më të rëndësishëm për një kameraman.

Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, – tha Samir Luma, në fjalën përshëndetëse.

Britaniku Roger Dickens u shpall kinematograf më i mirë për filmin “1917”, në regji nga Sam Mendes.

Në kategorinë “Regjisorë më të mirë”, nga ASC, ishin kandidatë edhe regjisorët e filmit “Toka e mjaltit”, Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov.

Çmimi në këtë kategori, shkoi për regjisorin Stiven Bognar, me filmin “Fabrika amerikane”.

Dokumentari “Toka e Mjaltit”

Filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” (Honeyland) i regjisorëve Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, arriti të fitojnë dy nominime për ndarjen e ardhshme në OSCAR – si filmi më i mirë dokumentar dhe filmi më i mirë i huaj. Ky është filmi i parë maqedonas me dy nominime për Oscar.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimit më të lartë të filmit do të zhvillohet më 9 shkurt në Teatrin Dolby, në Los Angeles.

Dokuemntari “Toka e Mjaltit” në shkurt të vitit të kaluar ishte në konkurencë zyrtare të festivalit prestigjioz amerikan për filmat e pavarur “Sandens”, me çka e fitoi çmimin e jurisë si filmi më i mirë dokumentar në konkurencën me dokumentare të nivelit botëror.

Kameramanëve Fejmi Daut dhe Samir Luma, iu nda çmimi për kinematografinë më të mirë (Special Jury Award for Cinematography).

Gjithashtu, dokumentari e fitoi edhe mirënjohjen e veçantë nga juria për ndikimin për ndryshim (Special Jury Award for Impact for Change).

Kinematografët e “Tokës së mjaltit”, Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë fitues të çmimit për kinematografi më të madhe për Film dokumentar të ndarjes së 34-të të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers).

Kujtojmë se ky film me regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska, produksioni është i Atanas Georgiev, i cili është edhe montues, ndërkaq kamera mban emrin e Samir Lumës dhe Fejmi Dautit, kandidon për OSCAR, në dy kategori: “Filmi më i mirë dokumentar dhe “Filmi më i mirë i huaj”.