MENU
klinika

Ngjarja e një jave më parë

Dyshimi, ish-shoku i ekipit i bëri atentat Kovacevic

16.01.2020 - 20:24

Një javë më parë, ish-futbollisti i Juventus dhe i kombëtares serbe, Darko Kovacevic, shpëtoi paq ndaj një atentati që iu bë Athinë, ku jeton prej kohësh.

Ky atentat dyshohet se është organizuar nga ish-shoku i skuadrës tek Olympiacos dhe ish-lojtari i Real Madridit, Raul Bravo. Mediat helene raportojnë për këtë.

Ditët e fundit po qarkullojnë thashetheme në Greqi se Kovaçeviç ka qenë në dijeni të skemave të fiksimit të ndeshjeve dhe pastrimit të parave, gjë për të cilën është arrestuar Bravo dhe 10 persona të tjerë në Spanjë në maj të vitit të kaluar.

Autoritet spanjolle i akuzojnë për skema të shitjes së ndeshjeve të kampionatit spanjoll në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018.

Kovaçeviç mendohet se ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve të jashtëligjshme dhe fakti që mund të ketë patur informacion, ka krijuar frikë te personat e implikuar.

Por ky version nuk është zyrtar dhe i konfirmuar nga autoritetet e drejtësisë helene. Për më tepër që Kovaçeviç dhe Bravo kanë qenë shokë.

Një javë më parë, Kovaçeviç u qëllua me armë në këmbë nga një person i maskuar në momentin kur po parkonte makinën e tij. Kamerat e parkingut fiksuan momentin kur atentatori qëlloi dhe u arratis. Automjeti u gjet më pas i shkrumbuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN