Ish-Missi nga Kosova, Diellza Koleci, është një ndër figurat më të komenuara të showbiz-it shqiptar.
Daljet e saj publike janë reduktuar ndjeshëm së fundmi, pasi Diellza është bërë nënë e një vogëlushje të quajtur Helena.
Megjithatë, ajo vazhdon të mbetet një ndër emrat më të lakuar në rrjete sociale. Sot, Diellza feston ditën e lindjes dhe themi me plot bindje se nuk e tregon aspak moshën që ka! Ish-Missi ka lindur më 23 janar 1978 dhe sot ka mbushur 42 vjeç.
Bashkëshorti i saj, Fisnik Rugova, e ka uruar krahas një poze të çiftit në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time!
Une dhe Helena te duam pafund qofshim gjithmone te lumtur bashke”- shkruan basketbollisti në postim.
View this post on Instagram