MENU
klinika

Nuk e prisnim!

E dinit me kë po bashkëpunon Ylli Limani për këngën e tij të re?

17.01.2020 - 09:22

Ylli Limani është një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku i gjinisë femërore.

Baladat e tij na kanë prekur gjithmonë shpirtin dhe duket se edhe balada e radhës është rrugës.

Me siguri edhe kënga e re do të jetë një tjetër perlë e Yllit, i cili kësaj here po bashkëpunon me këngëtarin dhe kantautorin Flori Mumajesi.

Vetë Flori ndau në Instagram një foto të këngëtarit në studion e tij, duke treguar se në këtë projekt po bashkëpunon edhe Fatjon Miftari.

Projekti i ri që jemi të bindur se do të na prekë zemrat do të titullohet “Hana”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e lançimit të kësaj kënge.