MENU
klinika

Po mjekohej për kancerin e gjirit

E ëma e këngëtares së njohur diagnostikohet edhe me tumor

21.01.2020 - 19:37

E ëma e këngëtares Taylor Swift së fundmi ka marrë vesh edhe një lajm të trishtuar.

Teksa prej 4 vitesh ajo po merrte mjekim për kancerin e gjirit, doktorët i kanë zbuluar edhe diçka tjetër.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e Taylor, Andrea Swift është diagnostikuar edhe me tumor.

Gjatë një interviste këngëtarja ka treguar se kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë familjen dhe se sëmundja e ka bërë situatën mjaft të vështirë.

Në vitin 2015 e ëma e Taylor nisi të mjekohej intensivisht dhe Taylor shprehu ne Instagram dhimbjen e madhe që po kalonte.

Ajo u shpreh se pavarësisht të gjithave e ëma po luftonte dhe kishte shpresë për t’u bërë më mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbaj mjete për vetmbrojtje

Edhe Taylor Swift e frikësuar nga fama


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure