MENU
klinika

Dëshmia tronditëse

E mbytën në rezervuar, 16-vjeçari: Drita u përdhunua para…

13.01.2020 - 19:27

Dëshmi tronditëse për krimin makabër në Fier të ndodhur më 5 janar e të zbuluar më 7 janar. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Drita Saliaj, 51 vjeçe, është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar ku u gjet pas dy ditësh.

Është pikërisht dëshmia e 16-vjeçarit Sindi Shehaj që zbulon këtë fakt tronditës duke akuzuar për përdhunimin e gruas 26-vjeçarin Ervis Zotaj, ndërsa nipi i burrit të viktimës Luis Saliaj kishte debatuar me të ndjerën për çmimin e hashashit.

Sipas dosjes, “nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, është banor i fshatit Çërrilë, Mallakastër. Sqaron se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë”.

“Në datën 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.

Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kane shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë.

Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki.

Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.

Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.

Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit.

Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e pare të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejtë në drejtim te rezervuarit.

Rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj.

Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04:30, datë 05.01.2020, e atë ditë nuk ka dale nga shtëpia.

Në datën 06.01.2020, ka çuar vëllezërit në shkollë e është kthyer përsëri në banesë, rreth orës 12:30. Në date 07.01.2020, rreth orës 02:00, tek banesa e tij ka shkuar policia, e cila e ka shoqëruar për në Komisariat”, thuhet në dëshminë e një prej të akuzuarve në dosjen e Prokurorisë.