MENU
klinika

Çfarë po ndodh këtë vit me festivalin

Edhe Konferenca Episkopale italiane kundër Sanremos

21.01.2020 - 18:31

Edhe Konferenca Episkopsle Italiane ka dalë kundër prezantuesit e drejtorit artistik të Festivalit të 70-të të muzikës italiane, Sanremo 2020.

E përditshmja zyrtare e kësaj Konference, gazeta “Avvenire” në numrin e rradhës të publikuar sot më 21 janar 2020 mbi deklaratat fyese të Amadeus ndaj grave shkruan se “ka momente që bën të mendosh se e ka bërë enkas, pasi Festivali, Sanremo, vlen sa ari. Ka momente kur mendon se e ka bërë enkas, pasi dhe një gafaxhi për profesion nuk mund të bënte një figurë të tille kaq të keqe”.

E në vend që të kërkoj falje, shkruan e përditshmja fetare, Amadeus thotë se e kanë keqkuptuar.

“Avvenire” ka kritikuar dhe pjesëmarrjen e reperit Junior Cally në këtë event kaq të rëndësishëm.

“I këndon femrës pa respekt e në një videoklip improvizn vrasjen e një gruaje”, shkruan e përditshmja e peshkopëve italianë që e konsideron të gabuar pjesëmarrjen e një këngëtari të tillë në Sanremo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk do të prezantojë bashkë me Alketën!

Monica Bellucci heq dorë nga “Sanremo”!


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure