MENU
klinika

Editoriali i New York Times

Edhe ne i kemi duart me gjak…

08.01.2020 - 14:59

Nga Geraldine Brooks

Brooks ka qënë  korrespodente në Iran, në Lindjen e Mesme për  gazetën Wall Street Journal nga  viti 1987 deri në 1995.

 Ishte një ditë e nxehtë qershori, 30 vjet më parë.  Ditë zie në Teheran për varrosjen e Ajatollah Ruhollah Khomeini. Turma të mëdha njerzish u ngritën masivisht drejt vendit të varrimit…

Atëherë, unë isha një korrespondente e Lindjes së Mesme për The Wall Street Journal. Detyra ime ishte të kuptoja dhe të shpjegoja pse ajo turmë, ndoshta  më e madha e mbledhur ndonjëherë, ulërisnin duke qarë histerikisht për një njeri, që lexuesit e mi e konsideruan monstruoz.

Sot, tre dekada dështimi diplomatik më vonë, po shoh nga larg një turmë të ngjashme në Iran, këtë herë  vajtojnë Gjeneral Major Qassim Suleimani. Unë nuk jam më gazetare, kështu që  jam ulur përpara TV, ku komentuesit e lajmeve nuk na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë po ndodh, por përkundrazi “hutojmë” mirëkuptimin tonë duke siguruar një informacion jo të saktë.

Duke parë CNN, unë vajtoj me zhgënjim kur një reporter deklaron se në korrik 1988, Marina së Shteteve të Bashkuara “aksidentalisht” goditi Iran Air 655, një aeroplan civil pasagjerësh, dhe se nëntë muaj më vonë, Gjeneral Suleimani organizoi  sulmin me bombë në Uashington, në një automjet të drejtuar nga gruaja e  komandantit të Marinës, Kapiten William C. Rogers III. (Ajo i mbijetoi shpërthimit.)

Gazetari i CNN nënkupton që kjo tregon se sa i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm ishte  Gjeneral Suleimani. Por F.B.I. nuk ishte në gjendje të vërtetonte se bombardimi i automjetit Rogers ishte një veprim i terrorizmit iranian; çështja mbetet e hapur. Dhe sulmi në Iran Air 655 nga Marina nuk ishte aksidental, vrau 290 njerëz, 66 prej tyre fëmijë.

Në 1988 unë udhëtova në Iran për funeralet e këtyre 290 civilëve. Trupat e tyre ishin nxjerrë nga  ujrat e Gjirit Persik dhe ishin sjellë në shtëpitë e tyre për  tu varrosur. Kryeredaktori im më thirri para se të largohesha për në Teheran, duke më kërkuar që të konsideroja  mundësinë  dhe te hulumtoja, që Irani mund ta kishte rrëzuar aeroplanin vetë, pasi ai dyshoi se është e çuditshme që trupat e gjetur nuk ishin të mbuluar.

“A i futën kufomat lakuriq në atë aeroplan para se ta rrëzonin?”, Pyeti ai.

Ai mund të falet për faktin se nuk i njihte traditat e tyre : Veshja do të shqyhej nga trupat e pasagjerëve ndërsa avioni binte nga qielli në det. Një shtet aq i fiksuar me traditën, si Irani – ku gratë mbulojnë  çdo qime në kokën dhe  mashkujt  ,mbulohen deri në gjunjë- nuk do të fuste kurrë njerëz lakuriq  në avion.

Injoranca e rrethoi dhe akoma e rrethon atë tragjedi. Menjëherë pas rrëzimit të Iran Air 655,  filluan gjykimet e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ata thoshin se: Avioni nuk ishte në korridorin civil ajror. (Në fakt ishte.) Nuk kishin  aktivizuar sinjalizuesin hapsinor . (E kishte) Po zbriste në drejtim të Marinës. (Nuk po e bënte këtë gjë në të vërtetë).

E vërteta dalëngadalë doli gjatë hetimeve të vetë Marinës dhe në raportet e mëvonshme hetimore që zbuluan një agresion të pamatur nga kapiteni I Marinës.

David Carlson, oficeri komandues, i cili gjithashtu ishte vendosur atëherë në gji, e quajti rëzimin e aeroplanit iranian kulmin e agresiont. Pak para se të gjuante në aeroplan, Kapiteni Rogers kishte provokuar me armë zjarri iranianët dhe më pas i kishte ndjekur deri në ujërat territoriale të Iranit.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara më vonë dekoruan kapitenin Rogers “për një sjellje jashtëzakonisht të mire” si komandant i Marinës gjatë asaj kohe. Citimi nuk rrëzimin  uljen e Iran Air 655. Si do të ndiheshin amerikanët nëse Irani ti jepte një medalje  një njeriu që vrau 290 civilë amerikanë? Gjenerali Suleimani ka gjak amerikan në duar, siç kemi thënë në mënyrë të përsëritur, jo vetëm nga Presidenti Trump por edhe nga kandidatët për presidentë Demokratikë. Kjo eshte e vertetë. Por a është e gabuar të kujtojmë veten për gjakun iranian që kemi në duart tona?

Në udhëtime të tjera raportuese në Iran, vizitova Khorramshahr, një qytet që ishte zvogëluar në rrënoja nga një tufë granatimesh nga Saddam Huseini, si dhe lagjet civile të Teheranit, të cilat kishin duruar një situatë të ngjashme. Në atë kohë zoti Huseini ishte,- siç më tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bagdad, -një djalë me të cilin mund të punojmë.” Ne dhe Izraeli i dhamë fshehurazi atij informacione se si ai t kryente më së miri sulmet e tij raketore. Edhe atje, gjaku civil iranian ishte në duart tona.

Duke qenë dëshmitar i këtij shkatërrimi, nuk e kam të vështirë të kuptoj pse Irani kërkon të ndërtojë bazen e tij raketore. Ne do të ishim në pozicionin e tyre. Mbështetësit e Izraelit shpesh vërejnë se agresioni ushtarak i Izraelit mund të shfajësohet sepse jeton në një territor të keq” – dhe në të vërtetë, ashtu ndodh. Por ne e karakterizojmë Iranin si pjesë në Irak, duke harruar faktin se jo shumë kohë më parë Iraku paraqiste një kërcënim ekzistencial për Iranin, të cilin Shtetet e Bashkuara e mposhtën.

Gjenerali Suleimani vrau Amerikanët dhe, siç na është thënë, kishte plane për të vrarë më shumë. Ai ishte një komandant ushtarak. Komandantët ushtarakë kanë plan të vrasin armiqtë e tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara janë armiku i Iranit, duke u mbështetur në marrëveshjen bërthamore, ka mbytur ekonominë e saj,  ka varfëruar dhe ka vrarë civilë që nuk kanë asnjë lidhje me të…

A është Irani një regjim brutal, vrastar, shtypës që shkel të drejtat e grave dhe minoriteteve? Pa dyshim. Por ashtu është Arabia Saudite, dhe ne kemi arritur të punojmë me atë regjim. Irani është po aq kritik për stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Dyzet vjet është një kohë e gjatë që Shtetet e Bashkuara të jenë pa një prani diplomatike në një vend, dhe Irani mban fajin për prishjen e këtyre marrëdhënieve. Por vrasja e gjeneralit Suleimani mund të ketë mbyllur derën diplomatike për shumë dekada të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN