MENU
klinika

Australian Open

Eliminohet edhe Sharapova, Nadal kalon me lehtësi

21.01.2020 - 11:23

Australian Open ka nisur me surpriza në ndeshjet ndeshjet e femrave. Në dy ditët e para është eliminuar Venus Williams dhe Maria Sharapova, dy tenistet që dikur kryesonin renditjen botërore.

Ish-numri 1 në botë, tenistja ruse Maria Sharapova, është mundur 2-0 (6-3, 6-4) nga tenistja kroate Donna Vekic, duke i thënë lamtumirë turneut që në raundin e parë.

Një ndeshje e dobët e ruses, që në këtë turne erdhi më ftesë, por u eliminua shumë shpejt. Duket se pas këtij turneu bukuroshja ruse do të tërhiqet nga tenisi i luajtur.

Te meshkujt spikat fitorja e numrit 1 në botë, spanjollit Rafael Nadal, që triumfoi 3-0 (6-2, 6-3, 6-0) ndaj boliviani Hugo Dellien.

Paraqitje e mirë e Nadal, që pati epërsi në të tre setet dhe e meritoi fitoren. Në raundin e dytë avancojnë edhe Stansislas Wawrinka, Milos Raonic, Dominic Thiem e Fernando Verdasco.