MENU
klinika

Australian Open

Eliminohet Serena, Nadal godet një fëmijë

24.01.2020 - 12:09

Australian Open vijon me surpriza në ndeshjet e femrave. Tenistja kineze Qiang Wang mposhti 2-1 ikonën amerikane Serena Williams (6-4, 6-7, 7-5).

Një ndeshje me rivalitet në të tre setet, por Williams nuk ishte në ditën e saj më të mirë, duke zhgënjyer ndaj një teniste jo shumë të njohur.

Eliminohet edhe një tjetër ish-numër 1 në botë për femra, danezja Caroline Wozniacki. Ajo u mund 2-1 (7-5, 3-6, 7-5) nga Ons Jabeur e Tunizisë, një rezultat surprizë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Wozniacki në karrierën e saj, pasi ka vendosur të tërhiqet nga sporti edhe pse vetëm 29 vjeçe

Ndërsa tenisti spanjoll Rafael Nadal ka patur një incident gjatë ndeshjes ndaj argjentinasit Federico Delbonis. Në momentet e fundit të sfidës, ai ka goditur me top një nga vajzat që mbledhin topat e lojës.

Një goditje e fortë dhe Nadal është nisur me vrap drejt vazjës së vogël për të kërkuar falje dhe për t’u interesuar për gjendjen e saj. Më pas, Nadal i dha një të puthur në faqe vajzës së vogël si dhe rripin që mban të lidhur flokët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN