MENU
klinika

Hipoteza mbi përzgjedhjen

Elvana Gjata përfaqëson një tjetër shtet në Eurosong?

22.01.2020 - 13:40

Këtë vit Festivali i 58-të në RTSH, ishte i Arilena Arës dhe Elvana Gjatës.

Dy vajzat ishin pretendonte kryesore për të fituar festivalin dhe konkurrenca ishte mjaft e fortë.

Megjithatë, Arilena arriti të fitojë kupën dhe ajo është e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë ne “Eurovizion”.

Kjo fitore ngjalli shumë polemika në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që shohin ende Elvanën si fituese.

Epo fanatikët e mëdhenj kanë ngritur një hipotezë dhe thonë se Elvana tashmë do të përfaqësojë një tjetër shtet në festivalin e rëndësishëm.

Sipas tyre Elvana është e përzgjedhur nga shteti i San Marino-s dhe ata këtë vit do të përfaqësohen nga artistja shqiptare.

Me këto aludime po bëhet nami në Twitter dhe të shumtë janë edhe komentet e huaja

Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion.

Nuk dihet ende nëse aludimet kanë një bazë të vërtetë, apo janë thjesht thashetheme, megjithatë së shpejti me siguri do të merret vesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vijon projektet e saj në Amerikë

Zhgënjimi pas festivalit, Elvana lë Shqipërinë

Flet për herë të parë për Eurosong

Elvana qan sa herë kërcen “Me tana”