MENU
klinika

''Ata që dikur na kërcënonin, sot...''

Erdogan liston sukseset: Realizuam ëndrrën 60-vjeçare

01.01.2020 - 10:00

Kryetari dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan ka ndarë një mesazh për Vitin e Ri 2020.

Duke iu drejtuar qytetarëve në një video-mesazh, i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Presidencës, Presidenti Erdogan ka thënë:

“Duke lënë pas vitin 2019, gjatë së cilës ne kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve me rëndësi historike, jemi gati të futemi në vitin 2020, kur shpresojmë se do të përjetojmë zhvillime shumë më të favorshme së bashku.

Unë i lutem Zotitqë viti 2020 të çojë në zhvillime të mbara për vendin, kombin, miqtë dhe tërë njerëzimin tonë.”

Gjithashtu, ai renditi disa nga sukseset e Turqisë.

“Në ditët e fundit të vitit 2019, të gjithë kemi ndarë gëzimin e një projekti që besoj se e bëri krenar secilin prej 82 milion qytetarëve tanë. Ne zbuluam makinat e para të Projektit të Automjeteve të Turqisë, duke bërë që ëndrra 60-vjeçare e kombit tonë të realizohet.

Gjithashtu, presidenti turk foli për Kanalin e Stambollit, dhe tha: “Po kështu, ne do të zhvillojmë dhe, patjetër, zbatimin e Projektit të Kanalit të Stambollit, i cili do të kontribuojë jashtëzakonisht shumë për vendin tonë në aspektet ekonomike dhe strategjike.

Veç kësaj, Erdogan tha: “Turqia e sotme shikon të ardhmen me shpresë dhe besim shumë më të madh sesa Turqia e djeshme. Ata, të cilët dikur kërcënuan Turqinë me kaos, terror, krizë dhe paqëndrueshmëri, tani po tregojnë dëshpërimin e tyre përballë hapave tanë dhe po kërkojnë të pajtohen.

“Siç them gjithmonë, forca jonë më e madhe është uniteti dhe solidariteti ynë. Kjo është arsyeja pse ne themi që do të jemi një, do të jemi të mëdhenj, do të jemi të fortë, do të jemi vëllezër dhe motra, dhe ne, të gjithë së bashku, do të jemi Turqia ”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po hapi i radhës nga Presidenti i Turqisë?

“Lufta e ftohtë” mes Erdogan dhe Trump