MENU
klinika

Shkaku që u shkëput

Ermal Mamaqi rikthehet në “TV Klan” me një projekt të ri

22.01.2020 - 09:32

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Ermal Mamaqi tregoi arsyen që e detyroi të shkëputet nga “TV Klan” dhe emisioni i tij “Xing me Ermalin”.

Mamaqi u shpreh se shkak u bë filmi “I Love Tropoja”, i cili është gati për të dalë në treg.

Tani filmi ka përfunduar dhe me sa duket Ermali ka vendosur të rikthehet në “TV Klan”.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka treguar se së shpejti në këtë televizion do të transmetohet një dokumentar mbi filmin.

Aty do të tregohen të gjitha prapaskenat e filmit dhe aktorët do të zbulojnë të pathënat.

Ditën e sotme Ermali zbuloi se për realizimin e filmit iu deshën 700 mijë euro, tre fishi i shpenzimeve të filmit “Dy gisht mjaltë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bëri bashkë emrat më të spikatur

Doktori i VIP-ave pjesë e filmit të Ermal Mamaqit

Kryeministri në rolin e të fortit në filmin e ri

Edi Rama, daja i Ermal Mamaqit?!