MENU
klinika

Emri si një titull kënge

‘Është djalë!’, Albani dhe Miriam, prindër për herë të dytë

14.01.2020 - 13:52

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë të një vogëlushi. Pas vajzës së tyre Ameli, çifti është gëzuar me një djalë!

Lajmin e bukur e kanë dhënë të dy këngëtarët në Instagram, ku kanë publikuar një foto profili të djalit dhe dorës së tij të vogël.

Miriam dhe Albani zbuluan dhe emrin që i kanë vendosur djalit të tyre, dhe na duhet të themi se këtë e paskan bërë kohë më parë, që nga dita e martesës.

Vogëlushi do të quhet “Duam”, njëjtë si titulli i këngës së tyre me të cilën kurorëzuan dashurinë!

“Mirë se erdhe në jetë Duam.

Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e me pak se nesër. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh përjetësisht Princi jone Duam. Do bëjmë gjithçka qe është ne dorën tone qe ti te rritesh me shëndet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te përqafosh te mirën dhe te luftosh padrejtësitë. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Te duash e të të duan.

Është detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gëzimeve dhe hidhërimeve tona te ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (përveç se një fjale e ëmbël, e pastër dhe kuptimplotë shqipe) vjen nga emri i këngës me te cilën ne kurorëzuam martesën tone para pak muajsh, dite e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugën e tij për te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo dite atë këngë ndaj e kemi ndjere gjithmonë shume edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty ne mes si një shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbështeten gjithmonë.

kolana e librave

Mire se vjen ne familje biri jone. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️

 

View this post on Instagram

 

Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan. Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni. Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻 Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gjëra të bukura po vijnë!”

Çfarë po ‘kurdis’ Miriami dhe Albani?