MENU
klinika

Zemra e dobët e kontinentit!

Evropa flet shumë gjuhë, por jo atë të pushtetit!

24.01.2020 - 20:06

Evropa flet shumë gjuhë, por gjuha e fuqisë globale nuk është njëra prej tyre.

Komisioni i ri Evropian, nën udhëheqjen e Presidentes Ursula von der Leyen, ka ambicie globale, duke e identifikuar veten si “gjeopolitik”.

Komisioni “politik” i Juncker ishte i suksesshëm në mënyrën më të keqe. A do të jetë ky Komision po aq i suksesshëm?

Nga dita e parë, Evropa është dashur të merret me pasojat e veprimeve të Presidentit amerikan Donald Trump: braktisjen e kurdëve dhe pushtimin e Turqisë në Siri; kriza libiane, ku Turqia po dërgon gjithashtu trupa; dhe natyrisht vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani nga një dron amerikan.

Tani Irani po shkon drejt përfundimit të përshpejtuar të programit të tij bërthamor, dhe Lindja e Mesme po kalon në një fazë të re.

BE është zëvendësuar nga formacionet E3 (Britani, Franca, Gjermania), duke u përpjekur të shpëtojë politikën e jashtme evropiane.

Ky është një turp, sepse Evropa mbetet një superfuqi në planet.

Për çështjet kryesore, siç është ndryshimi i klimës, BE është një udhëheqëse globale. Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është programi më ambicioz, ai përfshin një gamë të gjerë fushash të ndryshme politikash, mobilizon tregjet dhe i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve evropianë.

Është një plan për të cilin Evropa mund të krenohet.

Faktori kryesor i “paralizës” është marrëdhënia jofunksionale midis Parisit dhe Berlinit. Bashkëpunimi i ngushtë franko-gjerman ka qenë gjithmonë në zemër të integrimit evropian.

Presidenti Emmanuel Macron, i vetmi udhëheqës me vizion evropian, ka mbetur pa një bashkëbisedues.

Pa integrimin e mëtejshëm brenda euros, Evropa nuk do të jetë në gjendje ta shndërrojë peshën e saj tregtare në ndikim politik dhe monedhën e saj të vetme në një mjet të fuqisë ekonomike. Do të mbetet e pambrojtur kundër fuqive botërore.

Së pari, ekonomia e saj po pëson rënie. Së dyti, sepse kancelarja Angela Merkel po largohet. Së treti, për shkak të dobësisë së partnerit të ri, i cili mbetet në koalicion nga frika se një largi do të çonte në një zgjedhje edhe më të keqe.

Gjermania tani është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj presioneve të jashtme dhe luhatjeve në tregtinë globale.

Eksportet gjermane dhe fabrikat e makinave në Kinë e bëjnë Gjermaninë të ndjeshme ndaj presionit kinez lidhur me 5G.

Eksportet masive gjermane në SHBA e bëjnë Berlinin të jetë i prekshëm nga shantazhet e Trump.

Dhe madhësia e eksporteve dhe investimeve gjermane në Turqi e bëjnë Gjermaninë të hezitojë kur bëhet fjala për sanksione më të ashpra për Ankaranë, edhe kur këto janë të nevojshme.

Fuqia ekonomike herë pas here prodhon “rraskapitje” politike.

George Pagoulatos është profesor i politikës dhe ekonomisë evropiane në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Athinë, dhe drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Grek për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).

Përkthyer dhe përshtatur nga gazeta Kathimerini/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konferenca e Liderëve të Ballkanit

“Zaev më i preferuari i Merkel”