MENU
klinika

Ndeshjet e 1/32 finale

FA Cup / City kalon pa vuajtje, duel kthimi për United

04.01.2020 - 20:24

Kanë përfunduar një pjesë e mirë e ndeshjeve për 1/32 finale të Kupës së Anglisë, ku skuadrat kryesore në përgjithësi kanë kaluar turin dhe presin shortin.

Kështu, Manchester City ka fituar 4-1 në shtëpi ndaj modestëve të Port Vale. Miqtë kanë qëndruar disi deri në fundin e pjesës së parë, por në fund ndëshkohen nga Aguero 2-1.

Në pjesën e dytë shëojnë edhe dy gola të tjerë emra të rinj si Harwood-Bellis dhe Foden. Guardiola i kënaqur me impenjimin e të tijve.

Kalon edhe Leicester, që mposht një ekip disi më të fortë, pikërisht Ëigan. “Dhelprat” shënuan të dy golat që në pjesën e parë, duke qenë të qetë në të dytën. Miqve iu anulua një gol nga VAR në fund.

Ndërkohë, do të duhet ndeshje kthimi mes Wolves dhe Manchester United, pasi ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola. “Djajtë e Kuq” do të luajnë në “Old Trafford”, ku kanë shanse më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN