MENU
klinika

Surpriza

Fatma Methasani, së shpejti në krye të këtij televizioni shqiptar

23.01.2020 - 15:00

Ndonëse është në pritjen e ëmbël, Fatma Methasani nuk i ndalon surprizat.

Pak më parë ajo ka njoftuar fansat se pas lindjes së bebushit, ajo do të ketë një pozicion të ri pune, i cili do i hapë shumë dyer.

Fatma ka treguar se tani do të jetë në krye të televizionit ku prezantoi, “InTV”.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku tregon me nostalgji hapat e parë në këtë televizion.

“Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël? ☺️ MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente sipër divanit.?
IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.?
Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.?
Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur, më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN. #INforLife”, shkruan Fatma në foto

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç’po ndodh tani me moderatoren

Fatma Methasani braktis përfundimisht…

Ç’do ndodhë tani me stafin?

Mbyllet televizioni “InTV”