MENU
klinika

“Gjermanët të nxitojnë”

Fatmir Vata “sponsorizon” Kumbullën te Dortmund

14.01.2020 - 17:41

Borussia e Dormund nuk ka bërë mirë në gjysmën e parë të sezonit dhe 24 golat e pësuar e tregojnë këtë. Një mbrojtje jo e sigurtë, që ka sjellë edhe gabime.

Marash Kumbulla mund ta ndihmojë skuadrën e njohur gjermane në të ardhmen. Ish-futbollisti shqiptar i Bundesliga-s (kryesisht Arminia Bielefeld), Fatmir Vata, është ai që sponsorizon bashkatdhetarin e tij te verdhezinjtë.

Kështu bëjnë me dije mediat gjermane. Falë paraqitjeve bindëse te Hellas Verona, Marash Kumbulla e ka rritur vlerën e tij në treg. Tani kushton shumë herë më tepër se në fillim të sezonit.

“Te Borussia Dortmund do të përshtatej më së miri. Transferimi te BVB do të ishte hapi i duhur për karrierën e tij. Marashi do të kishte shanse më të mira në Dortmund sesa, për shembull, te Manchester United.

Iu bëj apel drejtuesve të Borussia të veprojnë menjëherë, sepse koha për një talent si ai nuk pret”, – shpjegon Vata, ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, për “Sportbuzzer”.

Përveç Dortmundit, sipas “Sky Italia”, për shqiptarin janë të interesuar edhe Manchester United e Chelsea, çka e konfirmon edhe Vata, që e karakterizon Kumbullën si “të gjatë, të fortë në dyluftime dhe të gjithanshëm në fushë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën