MENU
klinika

Australian Open

Federer-Djokovic, gjysmëfinalja e parë

28.01.2020 - 12:49

Roger Federer dhe Novak Djokovic kalojnë në gjysmëfinale të Australian Open dhe në këtë fazë do të ndeshen me njëri-tjetrin. Roger Federer fitoi 3-2 ndaj amerikanit Tennys Sandgren (6-2, 2-6, 2-6, 7-6, 6-4).

Fitore me përmbysje e zviceranit, që e pa veten në vështirësi pas disavantazhit 1-2 me sete. Madje në setin e katërt iu desh të bëjë mrekullinë në “tie break” për të fituar.

Ndërsa serbi Djokovic vuajti vetëm në setin e fundit, për ta mbyllur ndeshjen 3-0 ndaj kanadezit Milos Raonic. Numri dy në botë fitoi 6-4 dhe 6-3 dy setet e para, të fundit me tie break 7-6. Nadal do të luajë nesër kundër austriakut Dominic Thiem.

Ndërsa te femrat, tenistja australiane Ashleigh Barty dhe ajo amerikane Soa Kenin do të përballen mes tyre në gjysmëfinale. Barty, e mbështetur edhe nga publiku, mposhti 2-0 (7-6, 6-2) çeken Petra Kvitova.

Më e lehtë fitorja e Soa Kenin, që mundi 2-0 (6-4, 6-4) tunizianen Ons Jabeur, surpriza e këtij turneu. Kjo është hera e parë që Kenin shkon në gjysmëfinalen e një grand slam.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN