MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Fëmija im ka zë të ngjirur, kollë dhe dhimbje fyti. Si ta ndihmoj?

21.01.2020 - 15:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, fëmija im ka zë të ngjirur, kollë dhe dhimbje fyti, si mund ta ndihmoj?

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Dhimbjet e fytit, si dhe ngjirja e zërit janë ndër problemet e shpeshta shëndetësore që shfaqen gjatë stinës së ftohtë. Në një pjesë të konsiderueshme të rasteve këto ndërlikime tregojnë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringitit. Gjithmonë me këshillimin e mjekut mund të përdoren antibiotiket, antiviralët ose antimykotikët. Për sa i përket masave të përgjithshme mund të rekomandohen avuj me vajra pishe ose mentoli, gjë e cila bën të mundur uljen e edemave (ënjtjeve) të mukozave dhe qetësimin e zërit, përdorimi i lëngjeve të ngrohta (as të nxehta dhe as të ftohta). Do ju këshilloja një vizitë më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.